Partia Socialiste do mbledhë ditën e nesërme Kongresin.
Ditën e sotme është publikuar edhe agjenda e organizimit.
Kongresi do jetë i ndarë në disa panele sipas fushave ku do nisë me reformën në drejtësi.
Agjenda e plotë:
11:45 – PANELI 1
Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni,
Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale
12:00 – PANELI 2
Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi,
Bujqësia dhe Kultura
13:00 – PANELI 3
Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale,
Sipërmarrja, Arsimi Profesional
14:00 – PANELI 4
Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi
15:00 – PANELI 5
Siguria dhe Shqipëria në botë
15:50 – PANELI 6
Partia Socialiste 2030
16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama