Debati i katërt republikan në Alabama paraqiti vetëm katër kandidatë, me Donald Trump që i mungoi panelit.
Debati mes Ron DeSantis, Nikki Haley, Chris Christie dhe Vivek Ramaswamy u ndoq gjerësisht ndërsa në të nuk munguan, fyerjet, shpërthimet dhe njëfarë ‘kujdesi’ kur bëhej fjalë për Trump, sado që kësaj radhe nuk munguan sulmet ndaj tij.
Më poshtë janë disa nga pikat kyçe në debatin e katërt republikan.
Kandidatët sulme personale në debat
Debati, i organizuar nga NewsNation u zhvendos në teori konspirative dhe sulme personale konfuze, pavarësisht disa pyetjeve të qarta dhe të drejtpërdrejta.
Me zgjedhjet paraprake vetëm disa javë larg tani, katër kandidatët u përpoqën të lënë gjurmët e tyre në skenë përsëri, por në masë të madhe dështuan.
Kur atyre iu bë presion mbi Trump, kandidatët u lëkundën disi. Chris Christie u pozicionua përsëri si kandidati anti-Trump, duke vënë në dukje çështjet ligjore të Trump dhe duke e quajtur atë një “diktator” që do përdoret Departamentin e Drejtësisë si “armë” për të larë hesapet e tij.
Haley dhe DeSantis u përqendruan në vend të kësaj në çështje specifike të politikave. Haley tha se ajo kundërshtoi një “ndalim të drejtpërdrejtë të myslimanëve”. DeSantis shmangu të thoshte nëse Trump ishte i papërshtatshëm për detyrën, por tha se ish-presidenti nuk kishte mbajtur disa premtime dhe populli amerikan duhet të dëshironte një president të ri.
Lufta Izrael-Hamas u shfaq prapë në debat
Kandidatët, përveç Ramaswamy, dyfishuan retorikën e tyre agresive, pro-izraelite. Haley tha se do prezantonte legjislacionin për të lidhur ndjenjat anti-izraelite me antisemitizmin dhe bëri një krahasim midis protestave pro-palestineze dhe marshimeve të Ku Klux Klan-it.
DeSantis akuzoi Biden-in për kufizimin e mbështetjes për Izraelin.
Sulmet personale ishin të zakonshme
Me katër kandidatë të dëshpëruar që i bënë të gjitha marifetet e mundshme, Ramaswamy edhe një herë u dallua për veprimet e tij në skenë. Nga mbajtja e një letre ku thuhej “Nikki, e korruptuar”, deri tek gërmimet fobike ndaj Christie, sipërmarrësi u përpoq të qëndronte i rëndësishëm, por hasi disa herë në nxitje e ragime nga ndjekësit.
Çështjet transgjinore dolën brenda dhe jashtë si nga përgjigjet ashtu edhe nga pyetjet në debat, megjithëse çështja nuk duket të ketë një fitues vendimtar votash për shumicën e republikanëve
DeSantis sulmoi Haley-n për një “vendim të dështuar ” në Karolinën e Veriut dhe reklamoi vendimet e tij kundër komunitetit trans në Florida.
Ramaswamy e quajti identitetin transgjinor një çështje të shëndetit mendor. Christie u përpoq të ecte në rrugën e mesme duke thënë se do t’i linte prindërit të vendosnin dhe të qëndronte jashtë diskutimit nëse fëmijët duhet të jenë në gjendje të marrin trajtim gjinor.
Ramaswamy kundër të gjithëve
Ramaswamy vijon të luante rolin e mizës në skenë gjatë debatit të katërt, duke hedhur një sërë fyerjesh dhe sulmesh personale ndaj kundërshtarëve të tij. Ai sugjeroi se Haley është fashiste, duke nxitur zhurmë nga turma dhe më vonë akuzoi ish-ambasadoren në OKB se nuk dinte emrat e provincave të Ukrainës.
Shkëmbimi i përvojës së politikës së jashtme çoi në një përplasje të ashpër midis Ramaswamy dhe Christie, të cilët mbrojtën Haley-n.
“Ai ka fyer inteligjencën e Nikki Haley-t, jo qëndrimet e saj,” tha Christie për sulmet e Ramasëamy, duke thënë se ai do fitonte votën.
Christie kundërshtoi gjithashtu qasjen e Ramaswamy-t për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, duke e karakterizuar atë si dhënie të gjithë territorit të konfiskuar Rusisë dhe duke u mbështetur në sigurinë e presidentit rus Putin për të mos krijuar lidhje me Kinën.
Ramaswamy ndërhyri, duke thënë se Christie keqprezantoi pozicionin e tij për luftën Rusi-Ukrainë, duke e shtyrë Christie ta akuzonte atë për mospërputhje në çështje të ndryshme.
“Chris, versioni yt i përvojës së politikës së jashtme ishte mbyllja e një ure nga Nju Xhersi në Nju Jork,” tha Ramaswamy.
“Pra, bëju të gjithëve një nder, thjesht dil nga skena, shko shijo një vakt të këndshëm dhe ikni nga këtu.”
Më vonë, Ramaswamy u pyet për besimin e tij hindu dhe kritikat e kaluara ndaj Haley-t për konvertimin në krishtërim. Ai tha se shpesh i referohet asaj si Nimrata, emri i saj i dhënë në besimin hindu, para se të kritikonte politikën e identitetit si “një simptomë e një kanceri më të thellë në jetën amerikane”.
Ai vijoi sulmet ndaj saj duke e quajtur të korruptuar ndërsa Haley kundërshtoi t’i përgjigjej.
“Thikat gati” për Trump
Sulmet e kandidatëve ndaj Trump ishin më të shpeshta se në debatet e mëparshme teksa ish-presidenti mban një epërsi komanduese në sondazhet para votimit në Iowa.
Edhe një herë, Christie mori mantelin e kritikut më të madh të Trump, duke e quajtur atë “Voldemort” dhe duke akuzuar kandidatët e tjerë se po i shmangeshin diskutimit kur vinte pun ate emri i Trump.
“Këta të tre sillen sikur gara është mes neve të katërve,” tha Christie.
“E vërteta duhet thënë,” shtoi ai.
“Ai është i papërshtatshëm për të qenë president. Nuk ka asnjë problem më të madh në këtë garë”.
Në një nga kritikat e tij më të ashpra ndaj Trump deri më tani, DeSantis sugjeroi se Trump ishte i papërshtatshëm dhe shumë i vjetër për presidencën, duke thënë: “Ideja që ne do vendosim dikë që është pothuajse 80 vjeç dhe mosha nuk do luajë rol në punën e tij, ne të gjithë e dimë se kjo nuk është e vërtetë.”
“Demokratët duan që ai të jetë i nominuari,” shtoi DeSantis, përpara se të argumentonte se Trump nuk i përmbushi premtimet e tij si president.
“Unë mendoj se duhet të kemi dikë më të ri… Ai as që e shkarkoi Dr. Fauci. Ai nuk e shkarkoi Christopher Ëray. Ai nuk e pastroi moçalin siç premtoi. Ai tha se do e pastronte. Nuk e bëri. Ai tha se do ndërtonte murin dhe do paguante Meksikën për të. Ne nuk kemi mur. Ai tha në vitin 2016 se do kishte programin më të madh të dëbimit në histori. Ai deportoi më pak se Barack Obama.”
Haley gjithashtu kritikoi Trump-in, duke thënë se ai lejoi që fentanili të vijonte të hynte në SHBA nga Kina dhe “lejoi infiltrimin kinez që ata të blinin toka bujqësore, të investonin para në universitetet tona dhe të vijonin të bënin gjëra që ishin të dëmshme për Amerikën.
Vetëm Ramaswamy nuk e ‘ngacmoi’ Trump-in.
“Të tre këta kanë lëpirë çizmet e Donald Trump për vite me radhë për para dhe mbështetje,” tha ai për rivalët e tij.
Kujdesi për transgjinorët dhe të drejtat prindërore
Një nga debatet mbi politikat që u bë më i nxehtë të mërkurën mbrëma u përqëndrua në atë nëse adoleshentët transgjinorë duhet të jenë në gjendje të marrin hormone ose të bëjnë operacione që i përputhin ato me gjininë e tyre të deklaruar.
Christie mbrojti qëndrimin e tij se qeveria nuk duhet të ndalojë trajtimet që do t’i lejonin të miturit të kalonin, duke sugjeruar që prindërit duhet të fuqizohen për të marrë vendime për fëmijët.
“Si prind, ju nuk keni të drejtë të abuzoni me fëmijët tuaj,” u përgjigj Desantis, duke fituar brohoritje të forta.
“Ky është gjymtimi i këtyre të miturve.”
Ramaswamy përkrahu një pikëpamje të ngjashme.
“Transgjinorizmi është një çrregullim i shëndetit mendor,” tha ai, duke përsëritur një fjalim të shpeshtë të fushatës dhe duke shprehur mbështetjen e tij për “ndalimin e gjymtimit gjenital ose kastrimit kimik”.
DeSantis mbron fushatën e tij dhe sulmon Haley
I pyetur për paaftësinë e tij për të konsoliduar votën jo-Trump pavarësisht shpenzimeve të larta dhe momentit fillestar, DeSantis tha: “Ne kemi një ide të shkëlqyer në Amerikë që votuesit në fakt i marrin këto vendime, jo ekspertët apo anketuesit. Jam lodhur duke dëgjuar për këto sondazhe.”
“Ne do ta fitojmë këtë nominim,” premtoi ai. Më pas ai goditi Haley-n, për të cilën shumë të brendshëm në GOP thonë se po e zëvendëson shpejt DeSantis si alternativa më e mundshme e Trump. Sulmet e tij theksuan më tej rivalitetin e shfaqur në debatin e fundit.
Nuk kishte fitues të qartë
Të gjithë kandidatët dukej se bënë atë që pritej të bënin. Christie u fokusua në qëndrimin e tij kundër Trump.
DeSantis u përqendrua në fitoret e tij si guvernator.
Haley luajti rolin e dorës së qëndrueshme konservatore.
Ramaswamy u përpoq të bënte meme dhe tituj, duke qenë një ngacmues dhe flakërues.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Guardian e Times