Teksa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, duket se deputetët e opozitës kanë shkuar në sallën e Kuvendit.
Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’ Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, theksoi se ky nuk është më parlamenti që përfaqëson qytetarët. Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga salla e Kuvendit, shihet prani e madhe e punonjësve të Gardës së Republikës.
“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.”, shkruan Bardhi.