Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen detaje nga krimi në Fier, viktima dhe autori kishin bërë sherr dy javë më parë



Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Fier, ku viktimë mbeti një 41-vjeçar. Sipas informacioneve Elton Javori, dhe autor i dyshuar, që është në arrati, Agim Gashi, kanë pasur një sherr dy javë më parë, që sot rezultoi me këtë ngjarje tragjike.

Ndërkohë, viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

Aktualisht policia është në kërkim të 35-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Vlorës.