Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Kosovë “baroni” i transportit të drogës Gëzim Çela


Është arrestuar në Kosovë Gëzim Çela.

Ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej personave më të rëndësishëm të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë raportohet se është arrestuar në Kosovë.

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në tetor të këtij viti SPAK lëshoi disa urdhër-arreste mes të cilave edhe për ish-shefin e komisariatit Kurbin, Dritan Metaj i cili u arrestua për operacionin “Flakë në Det”. Ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në det” i nisur më 15 gusht, ku u arrestuan 6 persona.

Gëzim Çela

Për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.