Edi Rama ka rikujtuar edhe një herë anëtarët kabinetit të tij, se nëse do të kapen në shkelje, nuk do të kenë mbrojte nga partia, por do të përballen me drejtësinë.
“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.
Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.