Rritja e automjeteve elektrike të lira kineze ka rritur presionin mbi prodhuesit e vjetër të automjeteve, të cilët janë kthyer te furnitorët, nga prodhuesit e materialeve të baterive te prodhuesit e çipave, për të shtrydhur kostot dhe për të zhvilluar makina eletrike të përballueshme më shpejt se sa ishte planifikuar më parë.
“Prodhuesit e automjeteve tani po përpiqen të prodhojnë vetëm automjeteve të përballueshme, duke e ditur se nëse nuk e bëjnëkëtë, do humbasin ndaj prodhuesve kinezë,” tha Andy Palmer, kryetar i startup-it në Mbretërinë e Bashkuar ‘Brill Power’, që ka zhvilluar pjesë e programe për të rritur sistemin e menaxhimit të jetëgjatësisë dhe forcës së baterive për makinat elektrike.
Palmer, dikur kreu i ‘Aston Martin’, tha se prodhimet e ‘Brill Power’ mund të rrisin gamën e baterive të makinava elektrik me 60% ndërkohë që mundësojnë bateri më të vogla në përmasa. Bateria është përbërësi më i kushtueshëm i një makine elektrike.
Frika nga ngadalësimi i kërkesës për shkak se automjetet elektrike janë të shtrenjta ka rritur ngutësinë për të ulur kostot.
Kjo ngutësi mund të shihet kudo. Renault tha muajin e kaluar se planifikon ulje 40% të kostos për makinat e saj elektrike për të arritur barazinë e çmimeve me modelet që punojnë me naftë e benzinë.
Stellantis po ndërton një fabrikë evropiane me CATL të Kinës për të prodhuar bateri më të lira LFP dhe së fundmi zbuloi modelin elektrik Citroen e-C3, që fillon nga 23,300 euro.
Volkswagen dhe Tesla po zhvillojnë automjete elektrike 25,000 euro. Vincent Pluvinage, kreu i ‘OneD Battery Sciences’ me bazë në Kaliforni, tha se në vizitat e tij të fundit me klientët evropianë të prodhuesve të automjeteve, çdo takim filloi me të njëjtin refren: “Ulja e kostove tani është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.”
Kompania ‘OneD’ shton nanotela silikoni në materialin anode të baterisë për makinat elektrike për të rritur rrezen dhe për të shkurtuar kohën e karikimit, duke kursyer 281 dollarë – gati 50% – kundrejt përdorimit të grafitit vetëm për një bateri 100 kilovat orë (kWh).
Kjo mund të zvogëlojë peshën e baterisë EV me 20% për të njëjtën gamë, tha kreu i ‘General Motors’, Plunivage, një investitor dhe klient i ‘OneD’.
‘OneD’ ka zhvilluar një proces prodhimi në makineri relativisht të lira të përdorura në industrinë e paneleve diellore, pasi Pluvinage tha se prodhuesit e automjeteve nuk i pëlqejnë proceset e reja të ndërlikuara dhe të kushtueshme. Fabrika e parë e testimit të ‘OneD’ do hapet në fillim të vitit të ardhshëm.
‘Veekim’ me bazë në Hodenhagen, Gjermani, ka zhvilluar një motor për makinat elektrike me magnet duke përdorur një formë ferriti, ose pluhur hekuri, në vend të mineraleve të rralla, të cilat pesë prodhues automjetesh dhe furnitorë po i testojnë për projekte makinash elektrike të përballueshme.
Prodhuesit e vjetër të automjeteve duan të pakësojnë përdorimin e mineraleve të rralla sepse Kina dominon minierat dhe përpunimin. Kreu i ‘Veekim’, Peter Siegle tha se përdorimi i ferritit më të lirë dhe proceseve me kosto të ulët – duke përfshirë instalimet elektrike të bakrit të printuara në 3D – mund të ulë çmimin e një motori të makinave elektrike me 20%. Motorët mund të kushtojnë më shumë se 500 euro.