Vendosni fjalën kyçe....

“Olsi Rama duhet të jetë në burg për ‘Xibrakën’” – Bardhi: Të enjten tjetër publikoj dosjen e plotë (Video)


Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi deklaroi mbrëmjen e djeshme se të enjtën që vjen do publikojë dosjen se si është ndërhyrë në sistemin TIMS, për të favorizuar Olsi Ramën, vëllain i kryeministrit.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku pohoi se Olsi Rama do duhet të ishte në burg për dosjen e kokainës së ‘Xibrakës’.

Bardhi se një nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore ka të bëjë pikërisht më ndërhyrjet  e marrjen e të dhënave në sistemin TIMS.

Ai theksoi se do i bëjë publike dokumentet se si është ndërhyrë në sistemin TIMS, për të favorizuar Olsi Ramën, të enjten e ardhshme në të njëjtin emision.

“Kërkesa e pare për komision hetimor ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së. Pra, nuk bëhet fjalë për një thashethem, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deri në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve që kalojnë kufirin, të marrë masa ligjore.

Ua them edhe arsyen pse bllokohet secila prej tyre. A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike. Patjetër, patjetër do t’i bëj publike, që ka ndihmuar të kalojë kufirin…më ftoni të enjten tjetër dhe vij unë dhe i bëj publike. Të enjten tjetër vij unë dhe unë publikoj në “Opinion” dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria dhe që do verifikohet në një fazë tjetër dhe në momentin kur prokurorët kërkuan të ndërhynin në sistemin TIMS për të marrë të dhënat që kërkonin a verifikonin, përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën dhe u ndërhynë të dhënat në sistemin TIMS.” – tha Bardhi.