Reshjet e borës janë rikthyer në vend. Ato kanë prekur juglindjen e verilindjen vendit.
Sasitë më të mëdha kanë rënë në lartësitë mbi 1200 metra.
Në disa vende trashësia e saj shkon deri në 7 cm ndërsa në rrugët kryesore janë vënë në punë borëpastrueset dhe është hedhur kripë.
Të gjitha rrugët kryesore Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafë Thanë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme.
Deri tani nuk raportohet për probleme në lëvizjen e makinave. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ecin me kujdes, të përdorin zinxhirët e të respektojnë rregullat e lëvizjes në rrugë.