Vendosni fjalën kyçe....

Shpotia e Ballukut: Dikur këmba e një ure kishte 17 metra disnivel nga tjetra


Ministrja e Infrastrukturës Balluku përmendi sot disa nga projektet e qeverisë për sa i përket infrastrukturës dhe energjisë në vend.

Teksa foli për projektet e realizuara deri tani, ajo theksoi punimet në Korridorin 8, ndërtimin e aeroportit të Vlorës si dhe portet e reja që po ndërthen në vend, që sipas saj do sjellin edhe më shumë zhvillim në vend.

“Do nisja me paketën bazë të zhvillimit. Infrastrukturës, energjisë. Kemi korridorin blu. Kemi arritur pas negociatave me BE-në që Korridori 8 të jetë pjesë e rrjeteve paneuropiane të transportit dhe puna për të tashmë ka nisur. Ndërtohet në të gjithë Shqipërinë, ndërtohet një e ardhme e sigurt jo si dikur, sepse kishin disnivele 17 metra një këmbë ure nga tjetra. Ne nuk i lejojmë dot vetes që Thethi të bllokohet 6 muaj dhe njerëzit atje habiten kur boprëpastrueset shkojnë atje sepse ishin mësuar të grumbullonin zahiretë e dimrit. Ne i zgjidhim problemet dhe nëse nuk i zgjidhim i dëgjojmë ato. Por infrastruktura sot është moderne. Plani për aviacionin përfshin aeroportin e Kukësit, rritjen e fluturimeve në Tiranë dhe aeroportin e Vlorës që po ndërtohet. Atje po bëhet terminali i ri 20 mijë metra katrorë.” – tha ndër të tjera Balluku.