Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi policia”, grabitësit hynë në banesën e të moshuarve të armatosur me kallash, fqinjët lajmëruan policinë


Detaje të reja kanë nga tentaiva e tre personave të armatosur, të cilët sonte kanë tentuar që të grabisin një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës, por plani nuk u ka shkuar sikur e kishin planifikuar.

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë për këtë tentativë grabitjeje, ndërsa në momentin e mbërritjes ka pasur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:13 të mbrëmjes së 9 dhjetorit, kur 3 autorët e armatosur janë futur brenda shtëpisë së Gim Himës, për të grabitur.

Teksa policia është afruar pranë banesës, ata kanë qëlluar me armë drejt efektivëve duke u rrezikuar edhe jetën. Më pas uniformat blu u janë kundërpërgjigjur me të shtëna, por autorët kanë arritur të largohen. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Autorët dyshohet se kanë tentuar që të vjedhin një automjet në shtëpinë e Himës, por nuk kanë mundur. Në banesë mësohet se kanë qenë 2 të moshuar. Autorët kur janë futur brenda të aramtosur janë prezantuar si policë. Kanë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa.

Në momentin që autorët kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shtëpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.

Tre autorët kanë qenë me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mjeti dyshohet se është me targa të vjehdura, AA 943 SG. Policia e Tiranës, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.