Një automjet tip“ Benz” është përfshirë nga flakët pak minuta më pare ne aksin Fier- Ferme- Clirim, teksa fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lendime.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivet zjarrfikesë, te cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht , drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flaket ka dalë menjëherë duke i shpetuar rrezikut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ndersa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë nje difekt elektrik. Djegia e makines ka shkaktuar radhe te gjate automjetesh per shkak te bllokimit te qarkullimit.