Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Behgjet Pacolli: Disa faqezinj përhapin në media fantazi dhe skenarë të turpshëm


Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, vrasja e së cilës dyshohet se është inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Në një status në rrjetet sociale, Pacolli akuzon gjithë njerëzit që hamendësojnë skenare të ndryshme nëpër televizione në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, duke i quajtur ata faqezinj që mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta.

Statusi:

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit,  për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike  mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin), duke u shkaktuar dhembje atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faqezinjë duhet të përgjigjen para drejtësisë!”