Një 33 vjeçar është arrestuar pasi shiste doza të lëndës narkotike kokainë në qytetin e Patosit.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33 vjeçarit, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu iu gjetën 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.