Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Tiranës, Braimllari: Miliona euro hidhen ҫdo ditë për propagandën e Rilindjes për të krijuar një histeri kolektive


Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari ka reagur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me arrestimet e disa zyrtarëve të bashkisë së Tiranës për çëshjtet e inceneratorit të Tiranës, të cilën e përkufizon si një drejtësi e munguar për qytetarët e Tiranës.

Ai shprehet se arrestimi i disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës pas Kongresit të Rilindjes ishte e paralajmëruar muaj më parë dhe se sipas proҫesi hetimor i kryetarit të Bashkisë Tiranë ERION Veliaj, tregon qartë që sistemi i drejtësisë në vend është selektiv dhe drejtohet nga zyra e kryeministrisë.

“Arrestimi i disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës pas Kongresit të Rilindjes, të paralajmëruar muaj më parë dhe shmangia nga proҫesi hetimor i kryetarit të Bashkisë Tiranë ERION Veliaj, tregon qartë që sistemi i drejtësisë në vend është selektiv dhe drejtohet nga zyra e kryeministrisë”, shkruan Brahimllari.

Gjithashtu ai thotë se në korrik të vitit 2016 reforma në drejtësi kaloi në Parlament falë Ilir Metës dhe se Konsensusi i gjërë i jepte mundësinë e moskompromentimit të proҫesit të reformës dhe e bënte të pranueshme nga të gjitha palët me qëllim që të rriste besimin e lartë të klasës politike por dhe të asaj ҫka prisnin qytetarët.

“Në Korrik të vitin 2016, me një shumicë votash apsolute dhe me një konsensus historik falë përpjekjeve të palodhura të kryetarit të Parlamentit në atë kohë z.Ilir Meta, reforma në drejtesi kaloi në Parlament”.

Konsensusi i gjërë i jepte mundësinë e moskompromentimit të proҫesit të reformës dhe e bënte të pranueshme nga të gjitha palët me qëllim që të rriste besimin e lartë të klasës politike por dhe të asaj ҫka prisnin qytetarët”, është shprehur më tej ai.

Ndër të tjera shton se kapja e instuticioneve të drejtësisë e ktheu reformën me votë historike, në reformën personale të Ramës.

“Kapja e instuticioneve të drejtësisë e ktheu reformën me votë historike, në reformën personale të Ramës.

Emërimi i trupës së re të drejtësisë i dalë nga zyra e kryeministrit i duhej Edi Ramës për të mbrojtur korrupsionin e tij, për të pastruar nga kundërshtarët e tij politik dhe për të instaluar  në vënd diktaturën.”

Më tej tregon se SPAK nuk ka sekuestruar asgjë në landfillin e sharrës sepse sipas tij nuk ka incenerator dhe pagesat kryen ҫdo ditë,

“Ҫfarë ka sekuestruaar SPAK sepse atje në landfillin e sharrës nuk ka incenerator dhe pagesat kryen ҫdo ditë, nderkoh paratë shkojnë në kompanitë e ortakëve të Veliaj.

A ka drejtësi kur inceneratori sekuestrohet në gusht, drejtorët arrestohen 5 muaj më pas dhe shmanget Veliaj nga hetimi?”, shkruan më tej Brahimllari.

Postimi i plotë

Drejtësia e munguar për qytetarët e Tiranës.

Arrestimi i disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës pas Kongresit të Rilindjes, të paralajmëruar muaj më parë dhe shmangia nga proҫesi hetimor i kryetarit të Bashkisë Tiranë ERION Veliaj, tregon qartë që sistemi i drejtësisë në vend është selektiv dhe drejtohet nga zyra e kryeministrisë.

Në Korrik të vitin 2016, me një shumicë votash apsolute dhe me një konsensus historik falë përpjekjeve të palodhura të kryetarit të Parlamentit në atë kohë z.Ilir Meta, reforma në drejtesi kaloi në Parlament.

Konsensusi i gjërë i jepte mundësinë e moskompromentimit të proҫesit të reformës dhe e bënte të pranueshme nga të gjitha palët me qëllim që të rriste besimin e lartë të klasës politike por dhe të asaj ҫka prisnin qytetarët.

Reforma në atë kohë u propagandua me të madhe si një reformë që do ti vinte në ndihmë qytetarëve nga orvatja pafund e një sistemi të vjetër të drejtësisë ku qytetarët më në fund do të merrnin zgjidhje dhe drejtësinë e munguar.

Falë një propagande miliona euro të rilindjes dhe Edi Ramës reforma e një konsensi historik filloi të kapej.

Kapja e instuticioneve të drejtësisë e ktheu reformën me votë historike, në reformën personale të Ramës.

Emërimi i trupës së re të drejtësisë i dalë nga zyra e kryeministrit i duhej Edi Ramës për të mbrojtur korrupsionin e tij, për të pastruar nga kundërshtarët e tij politik dhe për të instaluar në vënd diktaturën.

Miliona Euro hidhen ҫdo ditë për propagandën e Rilindjes për të krijuar në vend një histeri kolektive ku gjoja kjo reformë po jep frytet e saj dhe koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Reforma nisi si një domosdoshmëri për të kthyer drejtësinë tek qytetarët. 

Por a ka drejtësi për qytetarët ku ҫdo ditë abuzohet me taksat e tyre dhe nuk ka transparencë dhe llogaridhënie?

A ka drejtësi për qytetarët e Tiranës ku kryetari i bashkisë i përfshirë drejtpëdrejtë në konҫensionin e inceneratorit është ende i i lirë dhe ështe shmangur nga hetimi?

A ka drejtësi kur ҫdo ditë inceneratori i Tiranës që është i sekuestruar nga SPAK gllabëron miliona euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës?

Ҫfarë ka sekuestruaar SPAK sepse atje në landfillin e sharrës nuk ka incenerator dhe pagesat kryen ҫdo ditë, nderkoh paratë shkojnë në kompanitë e ortakëve të Veliaj.

A ka drejtësi kur inceneratori sekuestrohet në gusht, drejtorët arrestohen 5 muaj më pas dhe shmanget Veliaj nga hetimi?

A ka drejtësi me ERION VELIAJ të lirë që shfrytëzon paratë e qytetarëve për të joshur prokuror dhe gjygjtarë?

Çfarë përfituan qytetarët e Tiranës nga hetmi mbi inceneratorin e Tiranës ku paratë vidhen ҫdo ditë dhe këto i paguajnë qytetarët e Tiranës, arrestohen disa drejtorë, shmanget Veliaj nga hetimi dhe vazhdon ҫdo ditë abuzimi.

Nuk ka një sistem drejtësie që po i shërben qytetarëve, ka një drejtësi që dirigjohet nga zyra e kryeministrit për të mbrojtur hajdutërinë e tij, për ta përdorur kundër kundërshtarëve të tij politikë.

Ka një sistem drejtësie që po përdoret për të instaluar diktaturën në vënd.  

Qytetarët nuk fitojnë asgjë sepse ҫdo ditë paratë e tyre vidhen dhe me ato para mbahet në këmbë sistemi i korruptuar i rilindjes.