Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëria e largët aziatike nxjerr fshehurazi bitcoin


Butani, një komb i Azisë Jugore i vendosur në Himalaje, ka zhvilluar fshehurazi minierat më të mëdha shtetërore të kriptomonedhave në botë, ka zbuluar Forbes.

Sipas hetimit të revistës të publikuar javën e kaluar, qeveria e Butanit ka shpenzuar në heshtje miliona dollarë për të ndërtuar operacionin e saj të nxjerrjes së bitcoin.

Forbes përdori pamje satelitore nga Planet Labs, Satellite Vu dhe Google Earth, si dhe burime me njohuri për investimet e kriptove të Butanit për të zbuluar njësitë e minierave dhe sistemet e ftohjes së qendrave të të dhënave të fshehura në pyje dhe terrene malore në gjithë vendin.

Pamjet e tjera thuhet se treguan linja dhe transformatorë me kapacitet të lartë që kalonin nga hidrocentralet e Butanit në vendet e minierave.

“Butani është shndërruar në heshtje në një Shangri-La të kriptove me qeverinë e tij që i kushton tokë, financim dhe energji operacioneve si këto, me të cilat shpreson se do shmangë një krizë ekonomike të afërt”, shkroi Forbes.

Sipas raportit, kombi i largët malor, i cili ka një bollëk energjie hidroelektrike, historikisht ia kishte shitur Indisë tepricën e saj të energjisë hidrike. Megjithatë, operacionet e kripto-minierave kanë rritur kërkesën për energji të Butanit në vitet e fundit.

Vendi ka rritur masivisht importet këtë vit, duke blerë deri tani 20.7 milionë dollarë energji elektrike. Zyrtarët kohët e fundit thanë se kjo faturë do shkojë në 72 milionë dollarë gjatë dimrit të ardhshëm, me importe të nevojshme për pesë muaj për të mbuluar kërkesën.

Butani thuhet se është duke vënë bast në kriptomonedhat për të nxitur dhe mbështetur ekonominë e tij në të ardhmen, pasi vendi është goditur nga turizmi në rënie që nga pandemia Covid. Zyrtarët e Butanit thuhet se nuk kanë zbuluar kurrë vendndodhjen ose shtrirjen e objekteve të minierave.

Ata më herët kanë komentuar investimet e aseteve dixhitale pas një raporti të mëparshëm nga Forbes mbi portofolin shumë milionësh të mbretërisë, i cili u ekspozua ndaj falimentimeve të huadhënësve të falimentuar të kriptove BlockFi dhe Celsius.

Shteti i Amerikës Qendrore, El Salvadori, ka qenë i vetmi vend në botë i njohur për minierat shtetërore të kriptove. Shteti i parë në botë që ka bërë si monedhë ligjore për bitcoin, El Salvadori, përdor burime të shumta të energjisë së rinovueshme për të fuqizuar vendet e tij të minierave.