Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja moldave paralajmëron kryebashkiakët opozitarë: Mund të privoheni nga lekët e BE-së


Bashkitë në Moldavi të kontrolluara nga forcat “anti-evropiane” mund të privohen nga fondet e siguruara nga BE-ja, tha presidentja e vendit Maia Sandu.

Presidentja lëshoi ​​kërcënimin të shtunën ndërsa fliste në një forum rajonal në kryeqytetin Kishinjev që mblodhi rreth 500 kryebashkiakë, megjithëse tubimi u bojkotua nga disa parti opozitare.

“Sa i përket parave evropiane, dua t’ju pyes: ata kryebashkiakë që janë kundër BE-së, mendoni se Bashkimi Evropian duhet t’ju japë para nëse nuk e mbështesni BE-në? Ku është logjika këtu?” pyeti Sandu.

Të gjitha bashkitë do marrin “fondet shtetërore”, por vetëm ato që mbështesin aspiratat e Moldavisë për në BE dhe “vlerat evropiane” do marrin para nga “BE-ja dhe taksapaguesit e vendeve të BE-së”, shpjegoi presidentja.

Sandu akuzoi gjithashtu politikanët euroskeptikë për populizëm, duke deklaruar se disa prej tyre përdorin “retorikë anti-evropiane për të mbledhur vota”, ndërsa “një analizë e thjeshtë tregon se Moldavia ka mbijetuar dhe madje ka filluar të zhvillohet vetëm falë mbështetjes së partnerëve tanë të jashtëm”.

Në javët e fundit, presidentja moldave ka paralajmëruar se do shkurtojë fondet për bashkitë e kontrolluara nga opozita.