Sudani shpall non grata 15 diplomatë të Emirateve të Bashkuara Arabe


Sudani urdhëroi të dielën 15 diplomatë të Emirateve të largohen nga vendi mes akuzave see vendi i Gjirit mbështet grupin paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SUNA.

Ministria e Jashtme thirri të ngarkuarin me punë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Badria Alshihi dhe e informoi atë për vendimin për të dëbuar 15 diplomatë, tha SUNA.

Nuk u dha asnjë arsye për dëbimin, por masa erdhi në mes të tensioneve në rritje midis Khartoum-it dhe Abu Dabi-i mbi mbështetjen e perceptuar të Emirateve për RSF-në.

Nuk ka pasur ende asnjë koment nga autoritetet e Emirateve për vendimin sudanez.

Javën e kaluar, Yassir Alatta, një anëtar i Këshillit Sovran në pushtet të Sudanit, akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe se i ka siguruar grupit paraushtarak armë dhe logjistikë përmes vendeve fqinje, duke përfshirë Ugandën, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Çadin.

Sudani është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i Këshillit Sovran në pushtet, dhe RSF-së.

Të paktën 12,260 viktima kanë humur jetën deri tani dhe më shumë se 33,000 janë plagosur në konflikt, sipas shifrave të OKB-së.

Disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga ndërmjetësit sauditë dhe amerikanë nuk kanë arritur t’i japin fund dhunës.