Nga një konflikt i çastit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, kanë mbetur të plagosur 2 persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe goditjeve me mjete të forta.
Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre. Sherri ka nisur brenda një lokali më pas ka vijuar edhe jashtë, duke sjellë plagosjen me armë zjarri në këmbë të 33 vjeçarit I.H dhe të A.Q të cilët u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në komisariatin e policisë, janë shoqëruar disa persona.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton policia.