Vendosni fjalën kyçe....

Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, Balla: Do rrisim vigjilencën gjatë festave të fundvitit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me një tentative për grabitje të ndodhur mbrëmë në fshatin Prush të Tiranës dhe një grabitje të ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në sheshin “Skënderbej” ku u arrestua një prej autorëve.

Ai tha se policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit për të parandaluar aktivitetet kriminale. Ndërsa theksoi se policia ka përparuar drejt identifikimit të personave të përfshirë në tentativën e grabitjes në fshatin Prush.

“Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit.

Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. 

Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje”– shprehet Balla në reagimin e tij.