Vendosni fjalën kyçe....

Gonzato zhvillon takimin e parë me Ramën: Folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në BE


I sapoemëruari në zyrën e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takimin e parë me Kryeministrin Edi Rama.

Takimin e ka zbuluar vetë Gonzato i cili thotë se bashkë me Kryeministrin Rama biseduan për hapat e ardshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues.”, shkruan Gonzato në X.