Vendosni fjalën kyçe....

PD feston e ndarë 33-vjetorin e themelimit të saj


Partia Demokratike e ka festuar e ndarë këtë 33-vjetor të themelimit të saj. Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha mblodhi pasditen e së hënës mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve ndërkohë që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë.

Edhe pse të ndarë, vazhdojnë ta kujtojnë secili në mënyrën e vet.

Basha i ka mbledhur mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve që të kujtonte hapjen dhe mbylljen e fushatave elektorale.

Në 33 vjetorin e themelimit të PD, Lulzim Basha në fjalën e tij, u shpreh ndër të tjera se askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike.

Basha tha se PD është e shqiptarëve, ndërsa shtoi se “në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë”.

Fjala e Bashës:

Jemi mbledhur sot bashkë per te kujtuar një ditë te shënuar jo vetëm për ne, demokratët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

33 vite me pare, në 11 dhjetor 1990, 343 firmëtare dorëzuan nëminsitrinë e drejtësisë së asaj kohe peticionin për të regjistruar themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partinë e parëqë shenoi ardhjen e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, qe coi drejt përmbysjes së regjimit 45 vjecar komunist ne Shqipëri.

E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!

E di qe ne kete pervjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!

E di qe ne kete pervjetor shume nga njerezit qe punuan dhe kontribuan per partine, nuk jane ketu me ne.

E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.

E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,

Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit, Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!

Paralelisht në një ambient tjetër po mbahet edhe aktiviteti i Berishës me të gjithë mbështetësit e tij. Pjesa zyrtare ka përfunduar tashmë ndërkohë që Basha foli për të shkuarën e PD-së, të tashmen dhe të ardhmen.

Ish-kryeministri kujton se si në atë kohë u ngrit një forcë politike e idealeve mes një regjimi komunist.

Si çështje themelore e partisë së tij, Berisha shprehet se ka qenë gjithnjë interesi dhe çështja kombëtare. Sipas tij kjo çështje u harrua me qëllim prej pazareve, gjatë drejtimit të Lulzim Bashës prej vitit 2013.

Nga ana tjetër ai vlerësoi besnikërinë e të gjithë atyre që i qëndruan Rithemelimit pavarësisht korrupsionit trans-nacional.

Fjala e Berishës

 Të tjerë përveç nesh nuk e pranojnë kurrë, interesin kombëtar. Ne nuk do të ishim nëse nuk shpallnim çështjen kombëtare si yllin tonë polar.

I qëndruam këtij parimi.

Dhe në bashkëpunim të ngushtë me ish-presidentin Rugova ne ia dolëm që çështjen kombëtare ta shndërrojmë në çështje agjende të të gjithave kancelarive të botës.

PD pas 2013 i ra vizë kësaj çështjeje dhe ndoqi me përpikmëri qëndrimet anti-kombëtare të Pashiqit të Tiranës, Edi Rama. Përsëri forcë politike e idealeve në kushte të vështira.

Se sa e zorshme ka qenë për secilin prej jush të mbështesi Rithemelimin në kushtet kur korrupsioni trans-nacional për të dhënë goditje Partisë Demokratike. Por ju qëndruat besnikë, dhe sot jemi në këmbë. Jemi më të vendosur se kurrë, për të bërë këtë betejë deri në fitoren e PD.

Sot jemi 33-vjeçar që të gjthë, jemi në moshën më të fuqishme në betejën pa kthim. Jemi 33 herë më të dijshëm, më vizionar, më të vendosur për të ecur të sigurtë drejt fitores.