Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Durrësit çon në Gjykatë ish-prokurorin Petrit Fusha


Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë ish-prokurorin Petrit Fusha.

Fusha është hetuar për deklarim të rremë të pasurisë.

Fusha ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit.

“Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim” thuhet në njoftimin e prokurorisë të Durrësit.