Vendosni fjalën kyçe....

Seanca gjyqësore për Belerin, zbardhet dëshmia e tij


Është zhvilluar sot në GJKKO seanca për Fredi Belerin. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Himarë në zgjedhjet e 14 majit kërkon të betohet, pasi pretendon se po mbahet në paraburgim me të padrejtë për akuzën e blerjes së votës. Më herët Drejtoria e Burgjeve dhe SPAK refuzuan kërkesën e tij për t’u betuar në bashkinë Himarë, pasi ai fitoi në zgjedhje përballë Jorgo Goros. Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa truka gjykuese është tërhequr për vendim.

Dëshmia e Belerit

Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje.

Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet.

Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, por edhe si fitues i zgjedhjeve.

Ndaj meje po bëhet një padtejtësi për interesa politike dhe financiare.

Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.

Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.

Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq.