Vendosni fjalën kyçe....

Sot seanca gjyqësore për Belerin, Omonia njofton protestën para SPAK: Koha që tallja të marrë fund!


Teksa sot pritet të mbahet seanca e radhës për Fredi Belerin, Omonia ka njoftuar mbajtjen e një proteste para SPAK.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Omonia iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, që do të mbahet në orën 14:00, kohë kur është përcaktuar të mbahet edhe seanca gjyqësore.

“Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, thuhet në postimin e Omonias.