Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Kosovë ku janë përfshrië 14 automjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili gjithashtu tha se ka edhe persona të lënduar.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha.
Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.