Një grup qytetarësh, mbështetës të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri kanë udhëtuar me autobus drejt Tiranës për të qenë para GJKKO-së ku pritet të merret vendimi.
Sipas Shqiptarja.com ka dhe një prezencë më të madhe se herën e kaluar të grupeve të xhirimit nga Greqia.
Ata presin të jepet vendimi lidhur me Fredi Belerin, nëse do i jepet leja për të dalë nga burgu për tu betuar apo jo.