Një aksident ka ndodhur në fshatin Karinë pranë aksit rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, pasi një shtetas 57 vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Sipas policisë shtetasi S.S. ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezzkut për jetën.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.