Kryeministri britanik Rishi Sunak i mbijetoi një rebelimi brenda partisë së tij lidhur me politikën e tij të nënshkrimit të emigracionit. Plani për dërgimin e azil-kërkuesve në Ruandë ka kushtuar miliona dhe deri tani ka qenë një dështim i kobshëm.
Ligjvënësit britanikë kanë votuar në favor të planit të kryeministrit Rishi Sunak për të dërguar azilkërkues në Ruandë, një politikë që shihej si përcaktuese për termin për qeverinë e zhytur në vështirësi të Sunak.
Anëtarët e parlamentit votuan 313 me 269 në favor të projekt-ligjit, duke e dërguar atë për shqyrtim të mëtejshëm.
“Populli britanik duhet të vendosë se kush do të vijë në këtë vend dhe jo bandat kriminale apo gjykatat e huaja’, tha Sunak në rrjetet sociale pas miratimit të projektligjit të diskutueshëm.
Pavarësisht shumicës së madhe të mbajtur nga konservatorët e Sunak, plani që parashikon dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë u kundërshtua jo vetëm nga opozita por edhe nga dhjetëra njerëz të vijës së ashpër brenda partisë së tij.
Ministri britanik i klimës, Graham Stjuart, u thirr madje në Londër nga takimi i COP28 në Dubai për të siguruar votën e tij.
Rëndësia që Sunak i ka dhënë politikës mund të nënkuptojë se dështimi i saj do të sillte rënien e tij.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Infomigrants.