Në një deklaratë në Telegram, Hamasi thotë se kjo lëvizje e administratës Biden dhe e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është dëshmi se të dy janë “bashkëpunëtorë me Izraelin në sulmin e tij kundër popullit tonë dhe demonizimin e rezistencës së tij legjitime”.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën një raund shtesë sanksionesh ndaj njerëzve në Turqi dhe gjetkë që janë të lidhur me Hamasin.
Sanksionet synojnë tetë zyrtarë, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Thesarit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se sanksionoi shtatë persona të tjerë.
“Ky vendim i padrejtë, i bazuar në akuza të rreme dhe nxitje nga Izraeli, nuk do ta pengojë Hamasin që të vazhdojë të mbrojë të drejtat legjitime kombëtare të popullit tonë palestinez”, tha Hamasi.
Hamasi u bëri thirrje të dyja qeverive që “të rishikojnë politikat e tyre agresive ndaj popullit tonë palestinez dhe të ndalojnë paragjykimet e tyre të turpshme ndaj palës izraelite, e cila po kryen krimet më të tmerrshme kundër popullit tonë, tokës tonë dhe shenjtërive tona islame dhe të krishtera”.