Vendosni fjalën kyçe....

Manjani: Pezullimi i marrëveshjes hap pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit kushtetues


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas pezullimit të votimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët me Italinë.

Sipas Manjanit, pezullimi është gjysma e hapit pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit kushtetues.

“Pezullimi i miratimit të asaj palomarrëveshje nga ana e Gjykatës Kushtetuese, është gjysma e hapit pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit Kushtetues.

Hapi tjetër është rrëzimi i asaj marrëveshje që vë territor shqiptar në dispozicion të një qeverie të huaj, për t’u përdorur si magazinë refugjatësh.

Theksoj se refugjatët nuk kanë ardhur në Shqipëri, por në Itali. Dhe refugjatët nuk janë italianë, por afrikanë, që do të thotë se nuk i kemi asnjë borxh Italisë”-shkruan Manjani.