Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm izraelit: Lufta kundër Hamasit do vijojë me ose pa mbështetjen ndërkombëtare


Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha të mërkurën se lufta e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës do të vazhdojë “me ose pa mbështetjen ndërkombëtare”.

Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare. Një armëpushim në fazën aktuale është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit,” raportohet të ketë thënë Cohen, përcjell France 24.

Njoftimi i tij erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden kritikoi të martën fushatën e bombardimeve të Izraelit në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit si “joproporcionale” dhe tha se kjo po i kushtonte vendit mbështetjen.

Ndërsa ushtria izraelite ndjek ofensivën e saj në Gaza, Tel Avivi po përballet me presion në rritje nga SHBA dhe aleatët e tjerë.