Vendosni fjalën kyçe....

Parashikimi i avokat Ngjelës: Po u dënua Berisha, PD-ja vjen në pushtet brenda 6 muajsh


Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar se nëse ish-kryeministri Berisha dënohet nga gjykata, PD-ja e merr pushtetin brenda gjashtë muajsh.

Në një deklaratë për Report Tv, ai e quajti kejt normal kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës pasi ky i fundit nuk ishte paraqitur në gjykatë disa herë radhazi.

“Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji. Do e ndihmojë shumë PD-në nëse Berisha dënohet. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot, pasi lideri i PS-së e do Saliun ta ketë atje të fitojë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj, ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika, PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në. Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD-në në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe.” – tha Ngjela.

Avokati pohoi gjithashtu se pavarëisht paralajmërimeve të Berishës për mosbindje civile, kjo nuk ka për të ndodhur pasi kreu i Rithemelimit të PD-së nuk ka mbështetës.

“Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit.  Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin.”