Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i 23-vjeçares shqiptare në Pejë, dy të arrestuar


Dy persona janë arrestuar në Pejë në cilësinë e të dyshuarve për përdhunimin e 23-vjeçare nga Shqipëria e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas mediave në Kosovë, njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“DHUNIM- Pejë. 08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e 11 dhjetorit të Policisë së Kosovës.