Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në mbledhje/ Noka e Bardhi kundër propozimit të Berishës për protesta masive


Gazment Bardhi e Flamur Noka i kanë dalë kundër propozimit të ish-kryeministrit Berisha për thirrjen e protestave qytetare që në seancën e nesërme.

Sipas Shqiptarja, të dy kanë kundërshtuar thirrjen e protestave, duke argumentuar nuk është koha e duhur.

Berisha ka propozuar në mbledhjen e grupit që të ketë protesta para parlamentit duke bërë thirrje për pjesëmarrjen  e strukturave të PD-së në Tiranë.

Sipas Nokës, tani nuk është koha e duhur për protesta.

Ndërsa Bardhi ka deklaruar se nuk është koha për protesta dhe se betejën duhet ta bëjnë ende deputetët.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore.” – ka thënë Bardhi, shkruan Shqiptarja.

Ditën e djeshme SPAK i dërgoi letër Kuvendit duke kërkuar arrestimin  e Sali Berishës për çështjen  e privatizimit të ish-kompeksit Partizani.

Vetë Berisha tha se do i përgjigjej ligjeve e Kushtetutës duke pohuar se tani fjala i takon Kuvendit.

Këshilli i Mandateve do mblidhet të hënën e 18 dhjetorit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.