Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i ratifikimit të marrëveshjes Rama-Meloni, Vasili: Rripat e Parlamentit u sollën sikur do ndanin dardhat e hajdutllëkut


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Vasili u shpreh ashpër ndaj kreut të qeverisë dhe ligjvënësve në Parlament duke i cilësuar si “kryealabaku dhe deputetë alabakë”.

Ai shtoi se meqenëse “rripat e Parlamentit e kaluan me vrap në vend që të bënin debat të thellë, Rama dhe deputetët u sollën me Shqipërinë sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajdutllëkut”

“Kryealabaku Kryeminister, alabakë deputete!
Pezullohet nga Gjykata Kushtetuese ratifikimi i marreveshjes me Italine per emigrantet e paligjshem nga Afrika.
Meqenese keta rripat e parlamentit e kaluan me vrap si idioter neper Komisione qe ta votonin me urgjence ne Seance Plenare.
Ne vend te benin nje debat te thelle dhe dinjitoz Kryealabaku Rama dhe alabaket deputete u sollen me Shqiperine sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajditllekut”,
shkroi ai në Facebook.