Vendosni fjalën kyçe....

Rama takohet me Varhelyi, diskutime për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në BE


Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama gjatë zhvillimeve të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE.

Përmes një mesazhi në X, Varhelyi shkruan mbi takimin se BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë.

“Në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam shqyrtimin e screening, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit.”-shkruan Varhelyi.