Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Dhjetori i festave është dhjetori i shtrëngimeve për familjet shqiptare


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thekson se që prej muajit janar, profesionet e lira do të përballen me një taksë shtesë nga ana e qeverisë, duke theksuar se shtresa e mesme është goditur më së shumti në këto 10 vite të qeverisjes socialiste.

Ndërkaq, Tabaku nënvizon se në këtë dhjetor, familjet shqiptare nuk mund të konsumojnë si rezultat i rritjes së kostos së jetesës, rritjes së çmimeve dhe ndikimit që po ka rritja e kursit të këmbimit sot në ekonomi.

Reagimi i plotë:

Dhjetori festave, nuk është ai që duhej por është dhjetori i shtrëngimeve për familjet shqiptare. Sot, fatkeqësisht 40% e të ardhurave familjare shkojnë për konsumin e ushqimeve.

 40% që është më e lartë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor por njëkohësisht edhe vendet Europiane.

Ndërkohë që të ardhurat e disponueshme janë gjithnjë e më shumë në rënie si rezultat i rritjes së kostos së jetesës, rritjes së çmimeve dhe ndikimit që po ka rritja e kursit të këmbimit sot në ekonomi. 

75 mijë familje shqiptare si pasojë e ndikimit të kursit dhe rritjes së ekonomisë informale e kanë të cenuar vendin e tyre të punës, të ardhmen e tyre.  

Sot, familjet shqiptare po përjetojnë ndikimin e 10 viteve të politikave sociale dhe taksave socialiste.