Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i ‘Belerit’, Rama: Kjo çështje duhet trajtuar mes nesh, Greqia partner strategjik


Përgjatë fjlës së tij para gazetarëve, kryeministri Edi Rama foli mbi çështjen ‘Beleri’.

Rama tha se duhet të ndahen çështjet bilatarele me ato të unionit, duke ju referuar kërcënimeve të Greqisë për procesin e integrimit në lidhje me arrestimin e Fredi Beleri.

Kryeministri Rama tha se çështjet bilatarale ndërmjet dy vendeve nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin.

‘Nëse nuk gjendet një rrugë për të ndarë çështje bilaterale Ballkanin mund ta parashikojmë pa vështirësi së sa probleme mund të nxjerrin rrugës mes njëra tjetër. aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të rrugës historike. Jo ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE-së. Dallimi aktual mes nesh edhe Greqisë, kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që ne duhet ta trajtojmë mes nesh dhe se në të gjitha rastet është një çështje së për sa na takon si Shqipërisë shohim të lidhur as me procesin e negociatave dhe as përmbajtjen e marrëdhënies sonë me Greqinë e cila është një partner strategjik, një fqinj me të cilin duam të thellojmë bashkëpunimin e thellojmë miqësinë.. Transformimi i brendshëm i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Këshilli Europian nuk merr vendim në lidhje me këtë, por ngarkon konferencën në mbledhjen e ambasadorëve te vendeve anëtare që në vitet e ardhshme të procedojë nga pikëpamja formale. Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë, sepse ndërkohë do të vazhdojmë të bëjmë detyrat tona.’- tha Rama.