Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: S’e njohim rregulloren antikushtetuese të miratuar nga socialistët


Kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi tha sot se opozita nuk do e njohë rregulloren e re të miratiar nga deputetët socialistë, sipas së cilës deputetët mund të përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë kur thyejnë rregullat.

Jashtë Kuvendit ai tha se deputetët e opozitës nuk do i binden rregullores në fjalë, të cilët e cilësoi si antikushtetuese.

“Vendimi i sotëm antikushtetues i pezullimit pa asnjë shkak kushtetues i mandatit të deputetit të opozits do dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e njohim ndryshimin e dhundshëm antiligjor të rregullores së miratuar sot dhe nuk do i bindemi rregullave të miratuara nga deputetët socialistë. Përshëndes, edhe pse me vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së opozitës për marrëveshjen për emigrantët. As ne dhe as deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të futen brenda ndërsa u futën hajdutët që janë subjekt i prokurorisë. Ne betejëm e bëjmë për qytetarët. Qytetarët meritojnë të dinë se kush ka ndërhyrë në sistemin TIMS.” – tha Bardhi.