Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga dera e Kuvendit se asnjë nga deputetët e opozitës nuk po lejohet të hyjë në sallën e parlamentit.
Sipas tij kjo po u ndalohet edhe deputetëve që nuk janë të përjashtuar.
“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!” – tha Berisha.