Vendosni fjalën kyçe....

Bumçi dëshmon në gjykatë në seancën ndaj Mediut: Shkëlzen Berishën e kam njohur, s’kam pasur kontakte miqësore


Ish-ministri Aldo Bumçi i Drejtëisë Aldo Bumç ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Ai ka shpjeguar procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.

Bumçi dha shpjegime edhe për një shkresë nga Ministria e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes, me anë të faksit, duke mohuar që të kishte sigluar një shkresë të tillë për Shkëlzen Berishën, tha gazetarja Klodiana Lala për BW.

Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.

Bumçi pranoi se e ka njohur djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha por se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale.

Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.