Vendosni fjalën kyçe....

Charles McGonigal dënohet me 50 muaj burg për bashkëpunimin me oligarkun rus


Charles McGonigal, një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale u dënua me mbi katër vjet burg të enjten për bashkëpunim të fshehtë me një oligark rus.

Charles McGonigal, ish-drejtues i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, u deklarua fajtor për akuzën se ka kryer konspiracion. Avokatët e McGonigal nuk kishin kërkuar burgim, por gjykatësi dha një dënim të ashpër ndaj ish-atëgjentit  FBI-së.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi.”, i tha McGonigal gjykatësit përpara shqiptimit të dënimit.

Gjykatësja Jennifer Rearden vlerësoi “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal në operacionet e kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij për të punuar për Oleg Deripaskan, të cilin SHBA e sanksionoi pasi ndihmoi në aneksimit e Krimeas nga Rusia, përcjell abcnews.

“McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione,” tha Rearden përpara se të vendoste dënimin me 50 muaj.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me pesë vjet burg në aktakuzë duke e akuzuar atë për abuzim me aftësitë dhe ndikimin që i kishte besuar vendi i tij duke punuar fshehurazi me Deripaskën.

McGonigal iu kërkua që të dorëzohet tek autoritetet për të vuajtur dënimin e tij me burg më 26 shkurt.

Ai shërbeu si agjent special i ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit të zyrës të FBI-së në Nju Jork. Në atë pozicion, McGonigal mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, duke përfshirë Oleg Deripaskan, të cilit u ofronte shërbime të palejueshme.