Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 2 muaj përjashtim nga Kuvendi, çfarë parashikon rregullorja e re e miratuar nga deputetët e PS-së


Maxhoranca propozoi disa ditë më parë, futjen me procedurë për të  përshpejtuar për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, në të cilën parashikon ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit.

Ashtu siç ishte njoftuar, votimi u bë më (sot) 14 dhjetor. Sipas kësaj rregullorjeje  dënimi për deputetët parashikohet të bëhet deri në 60 ditë.

Në këtë projekt-rregullore deputetët rrezikojnë dënime  të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. 

 Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.

Rregulloren e plotë miratuar në seancë e lexoni këtu: Rregullorja