Vendosni fjalën kyçe....

Kaos, tymuese, përplasje të forta e debate jashtë e brenda parlamentit, çfarë ndodhi në seancën e sotme (Video/Foto)


Mes kaosit, tymueseve, rënies së tavolinave e thirrjeve, deputetët e PS-së miratuan rregulloren e re të Kuvendit në një seancës që ashtu si ato paraardhëse zgjati vetëm pak minuta.

Rregullorja e re përcakton deri në 2 muaj pezullim për deputetët që shkelin rregullat e shkaktojë kaos në Kuvend. Deri tani, përjashtimi për kaosin e rrëmujën ka qenë 10 ditë.

Ajo përfshin përplasjen fizike me punonjësit e Gardës, ndezjen e tymueseve apo të mjeteve piroteknike në sallë e shkeljen  e përsëritur të rregullores në një nga pikat e saj.

Seanca nisi me përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës e punonjësve të Gardës, që ishin mbledhur në hyrjen e Kuvendit.

Deputetët  e grupit Berisha-Bardhi shtynë përpara e u përpoqën të shkallmojnë dyert ndërsa në kaosin e krijuar u penguan të hyjnë edhe deputetët e PS-së.

Nuk munguan edhe sharjet e deputetëve demokratë ndaj punonjësve të Gardës e përplasjet me deputetët socialitë.

 

“Këta njerëz shkelin ligjin dhe dhunojnë të drejtat e deputetëve. Filmoni këto fytyra madje të urryera dhe që do të mbeten edhe pas 15 vitesh. Kur u përmbys diktatura, sigurimsat ikën si minj. Kështu do të ikin edhe këta. Ti stamponi këto fytyra ku është cikluar diktatura. Do të ngelin në librat e historisë së fytyra të turpshme”, tha Dashnor Sula.

Disa deputetë si Dashnor Sula, Albana Vokshi etj. kërkuan lejimin e hyrjes në sallë të deputetëve që nuk janë të përjashtuar.

 

Ndërsa deputetët Dogjani e Noka pohuan se ‘Shqipëria nuk është Kore’ dhe se ‘parlamenti nuk është kështjella e Linda Ramës’.

“E ruajnë godinën, a thua se Sulltan Murati ka zbritur këtu dhe ruan Kështjellën e Lindës. A ka demokraci këtu? prej kujt e ruajnë Parlamentin! Nuk jam i përjashtuar, nuk respektoj asnjë vendim të Lindës dhe të kamikazëve të Ramës. Nuk është hera e parë kjo gjë.”, tha Noka.

 

Nuk munguan edhe përplasjet me deputetët socialistë.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi nuk lejoi të futeshin në parlament deputetetet e PS-së Bushka e Xhaçka, duke i thënë kësaj të fundit që të bëhej gati për në SPAK. Pas u largua disa metra ajo iu kthye duke e quajtur Bardhin ‘legen’ e burracak’.

 

Bardhi: “Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shko bëj gati kyçet e duarve, shumë shpejt, shumë shpejt.”

Xhaçka: “O legen, o burracak, ti nuk je burrë.”

Ndërkohë pak metra më larg, Berisha fliste për gazetarët që ishin mbledhur rreth tij duke e quajtur aksionin e opozitës të suksesshëm.

“Opozita realizoi me sukses misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm sepse sot. Kemi plan konkret dhe deri në përmbysjen e këtij regjimi nuk do ndalemi. Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision. Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Janë të gjitha mundësitë në tryezë po nuk kemi ende një vendim konkret. Do e merrni vesh në kohën e duhur. Gjithë bota mori vesh se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare  ku faktohen abuzimet e tij të tmerrshme. Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij. E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij. Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh kllounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë. Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.” – tha Berisha.

 

Pas mbylljes së seancës, Bardhi tha nga jashtë Kuvendit se do e çojë në Gjkatën Kushtetese rregulloren e miratuar nga deputetët e PS-së në seancën e sotme.

Ai tha se rregullorja në fjalë është antikushtetuese, përjashtuese dhe e miratuar në mënyrë të njëanshme.

Po kështu Bardhi tha se lufta e opozitës bëhej për interesin e qytetarëve teksa theksoi se duhet hetuar ndërhyrja në sisteminTIMS.

Ai njoftoi se prezantimi i dokumenteve për ndërhyrjen në TIMS për të favorzuar vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, nuk do bëhej sot siç kishte premtuar një javë më parë për shkak të axhendës së emisionit ‘Opinion’.

Më poshtë është rregullorja e re e Kuvendit e miratuar nga deputetët e PS-së

” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

  1. kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
  2. kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
  3. kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.

Ndryshimi i Rregullores

Neni 1

Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.

Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

  1. kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
  2. kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”

“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë

jepet në rastet :

  1. kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
  2. kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
  3. kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.

Neni 2

Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:

  1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”

“5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, piken 6 dhe 7 të neni 65/1, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë e ngacmimit seksual.”

Neni 3

Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:

Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.

  1. Pika 5 shfuqizohet.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.