Komisioni Europian ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.
Mbështetja e Bashkimit Europian për vendin tonë vjen duke financuar një tjetër projekt të rëndësishëm, për Shqipërinë, por edhe rajonin.