Kreu i Rithemelimit Berisha tha para Kuvendit se opozita e kreu edhe sot misionin për t’i treguar botës mbarë se kryeministri Rama nuk lejon komisionet hetimore të opozitës ku vërtetohen abuzimet e tij.
Ai pohoi gjithashtu se opozita ka plan konkret për aksionin në vijim dhe nuk do ndalet deri në largimin e qeverisë Rama.
“Opozita realizoi me sukses misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm sepse sot. Kemi plan konkret dhe deri në përmbysjen e këtij regjimi nuk do ndalemi. Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision. Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Janë të gjitha mundësitë në tryezë po nuk kemi ende një vendim konkret. Do e merrni vesh në kohën e duhur. Gjithë bota mori vesh se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare ku faktohen abuzimet e tij të tmerrshme. Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij. E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij. Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh kllounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë. Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.” – tha Berisha.