Deputetët e PD-së janë përplasur me punonjësit e Gardës në dyert e Kuvendit. Ata janë përpjekur të futen brenda ndërsa 13 prej tyre janë të përjashtuar nga seanca.
Deputetët që nuk janë të përjashtuar kanë kërkuar që të lejohen brenda duke u shtyrë me gardistët.
Deputeti Dashnor Sula dëgjohet duke thënë se deputetët që nuk kanë masë përjashtimi duhet të lejohen brenda.
Ndërsa Asllan Dogjani, i cili është i përjashtuar tha: “Ku jemi këtu në Kore”?
Flamur Noka, i cili gjithashtu është i përjashtuar dëgjohet duke thënë: “Thojini Sulltanit që e keni bërë burg. Kështjella e Lindës është?”