Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka dënuar miratimin e rregullores së re në Kuvend nga deputetët e PS-së sipas së cilës deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 2 muaj pezullim nëse shkelin rregullat.
Ai shkruan se ndryshimet e njëanshme të miratuara në mënyrë abirtrare e përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës.
Meta thekson gjithashtu se kjo gjë është e papranueshme dhe se kthimi i normalitetit në Kuvend është i lidhur me plotësimin e kërkesave të opozitës.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm. Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.” – shkruan Meta.