Disa nga deputetët demokratë janë përplasur ashpër me punonjësit e Gardës në dyert e Kuvendit teksa janë përpjekur të hyjnë brenda sallës ku po zhvillohet seanca plenare.
Në një video deputeti Noka, i cili është i përjashtuar nga seanca, ashtu si 12 deputetë të tjerë, shihet duke kapur me forcë nga qafa një punonjës të Gardës.
Bashkë me të janë edhe Lefter Gështenja, Edi Paloka e Xhelal Mziu.
*Video marrë nga Shqiptarja